1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviq: Takimi i radhës në dialog do të jetë ekskluzivisht për Asociacionin e Komunave Serbe

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq pas takimit me Ambasadorin e Sllovenisë në Serbi, Damjan Bergant, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Petkoviq tha se në takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë në dialog do të flitet për Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai tha se Beogradi mbetet i vendosur për të kërkuar që marrëveshjet e arritura deri më tani duhet të respektohen dhe zbatohen. “Kështu që në përputhje me rrethanat, tema e vetme gjatë raundit të ardhshëm të dialogut do të jetë ekskluzivisht formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, u shprehë Petkoviqi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë zhvilluar një takim, në kuadër të Samitit të BE-së që po mbahet në Slloveni.

Vuçiq ka deklaruar se është i kënaqur për faktin se presidentët dhe kryeministrat e BE-së biseduan me të dhe Kurtin rreth të ardhmes së Ballkanit Perëndimor.

Në takimin me kryeministrin kosovar dhe presidentin serb ishin të pranishëm edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emanuel Macon, transmeton Indeksonline

“Ne folëm për diplomat, njohjen e profesioneve, procesi i harmonizimit do të vazhdojë. Kjo përfundimisht do të kontribuonte në lirinë më të mirë të lëvizjes”.

Siç tha ai, Beogradi zyrtar do të vazhdojë dialogun, dhe tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe (ZSO).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img