2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviq: Takimi i fundit në Bruksel konfirmoi se Prishtina nuk është e gatshme për deeskalim

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun e BE-së me Kosovën, Petar Petkoviq, tha se takimi i fundit teknik në Bruksel ka treguar dhe konfirmuar se Prishtina nuk është e gatshme të shkojë në drejtim të deeskalimit.

“Mënyra e tyre është të flasin për këtë dhe kur duhet të zbatohet, nuk do të bien dakord për një takim trepalësh. Ne ishim të gatshëm të takoheshim me delegacionin e Prishtinës, të bisedonim drejtpërdrejt sepse për këtë po shkojmë në Bruksel, për të diskutuar për kushtet që duhet të mundësojnë një jetë më të mirë si për serbët ashtu edhe për shqiptarët”, ka thënë Petkoviq për RTV “Pink”.

Siç thotë ai, fakti që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk sheh hapësirë për deeskalim, sepse Prishtina nuk e dëshiron, tregon qartë se Prishtina vetëm po i bishtnon negociatat.

Petkoviqi thotë se do të duhej të kishte takim trepalësh “për hir të deeskalimit”,ndërsa shtoi se shqetësimet e serbëve nga policia e Kosovës nuk po ndodhin vetëm në veri, por edhe në jug të Kosovës.

Ai thotë se këtë ia ka thënë në Bruksel të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe kjo thotë ai, ka qenë edhe agjenda zyrtare e Brukselit.

Ndërkaq, Petkoviqi përmendi edhe marrëveshjen e Bratisllavës ku Kosova u pajtua për një plan de-përshkallëzimi, duke tërhequr 25% të forcave policore nga dhe rreth ndërtesat komunale në veri.

Megjithatë, ai thotë se policët vetëm kanë dalë nga objektet komunale dhe janë vendosur në një distancë prej 100-200 metrash.

“Ata 25 për qind nuk janë zhvendosur, janë në një rreze prej 100 apo 200 metrash, por nuk janë para derës së komunës, por para shkollës, këtë e dinë edhe në BE. Kurti po përpiqet të shtrembërojë vetë BE-në. Kurti tani po mundohet të mashtrojë të gjithë”, thekson Petkoviq.

Drejtori i Zyrës për Kosovë thotë se Beogradi po lufton, po tregon konstruktivitet, po bën gjithçka për të shpëtuar popullin e Kosovës, veçanërisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

I pyetur për të komentuar faktin se kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka ndaluar ndërtimin e banesave të financuara nga shteti serb, Petkoviq pyet nëse është hera e parë që Kurti ndërmerr hapa të njëanshëm pas takimeve në Bruksel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img