Site icon PrishtinaPress

Petkoviq sulmon ambasadën gjermane, i kërkon llogari pse s’po reagon për incidentin në veri

Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka reaguar pas incidentit në veri të Mitrovicës, ku mbeti i plagosur një qytetar.

Petkoviq ka thënë se ndaj qytetarit është shtënë vetëm pse ai është serb. Ai i ka reaguar ambasadës gjermane në Prishtinë, duke e kritikuar për mungesën e nje reagimi nga ana e saj.

“Policia e Kosovës e ka pranuar që e ka qëlluar një qytetar të pafajshëm, vetëm sepse ai është serb. Ka kaluar e gjitha dita pothuajse dhe ambasada gjermane në Kosovës nuk e ka dënuar tentim-vrasjen e Milan Jovaniviqit”, ka shkruar Petkoviq.

“Në disa raste të tjera, reagoni në sekond. Kjo është vërtetë shqetësuese!”, ka shkruar Petoviq në fund.

Exit mobile version