Site icon PrishtinaPress

Petkoviq paraqet notë diplomatike për shkak të ndërtesës kontestuese komunale

“Në përgjigje ndaj përpjekjes së Prishtinës për të dëbuar me forcë institucionet serbe nga ndërtesa në Mëhallën e Boshnjakëve”, siç pretendon drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ai ka dërguar një notë diplomatike në të cilën u ka bërë thirrje aktorëve ndërkombëtarë, BE-së dhe SHBA, “që të pengojnë Albin Kurtin nga ndërmarrja e veprimeve të njëanshme që mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri të mëtejshme”.

Në notën diplomatike, Petkoviqi ka kërkuar “veprim urgjent nga BE-ja dhe SHBA për t’i bërë thirrje Kurtit që të përmbahet menjëherë dhe përgjithmonë nga çdo përpjekje për të marrë kontrollin e objekteve ku ndodhen institucionet serbe”.

“Prishtina është e vetmja parti që angazhohet për konflikte dhe jostabilitet. Do të ishte tragjike nëse Prishtina do të arrinte këtë përkundër dëshirës dhe vullnetit të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut, të gjithë veriut, si dhe Beogradit dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë punuar me muaj në riparimin e dëmeve që i ka shkaktuar Prishtina me veprime destruktive për të siguruar jetë të qetë të njerëzve të zakonshëm”, ka pretenduar Petkoviq në notën e tij.

Afati fillestar për dëbimin e institucioneve serbe u shty për dy javë, duke ofruar vetëm lehtësim të përkohshëm, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme me afrimin e afatit të ri

Exit mobile version