Home Baner Petkoviq nuk lejohet të hyjë në Kosovë, ndalohet në Merdare

Petkoviq nuk lejohet të hyjë në Kosovë, ndalohet në Merdare

Petar Petkoviqit, drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, i është ndaluar hyrja në Kosovë, raportojnë mediat në shtetin fqinj verior.

Ky është ndalimi i pestë që nga fillimi i vitit që Kosova e ndalon Petkoviqin të hyjë në Kosovë, e i cili është kryenogociator i palës serbe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Petkoviq mëngjesin e sotëm ka qenë në vendkalimin kufitar në Merdare, por i është penguar hyrja, thuhet në njoftim që ka bërë e ashtuquajtura Zyre për Kosovën.

Më herët, siç raportojnë mediat në Serbi, Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë më 13 janar, 16 prill, 3 shtator dhe 23 nëntor.

Ditë më parë katër ministrave të Republikës së Kosovës, nga autoritetet serbe u është ndaluar vizita që kishin planifikuar të bënin në Luginën e Preshevës.

Exit mobile version