7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviq: Nuk do t’i rrahim policët e Kosovës, ata ishin në territor të Serbisë dhe kemi prova

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, ka folur në një konferencë për medie, në lidhje me kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga njësitë speciale serbe.

Petkoviq ka thënë se policët janë arrestuar nga xhandarmëria serbe rreth orës 12:38 të ditës së sotme.

“Ata ishin në territorin e Serbisë, në fshatin Gnjilica në komunën e Rashkës. Anëtarët e Policisë tonë nuk shkelën në territorin e Kosovës dhe nuk shkelën ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, sepse nuk shkelën vijën administrative.”

Ai pretendoi se për një gjë të tillë kishte prova dhe se do t’i dorëzonte te ndërkombëtarët, dhe se ishte i hapur për një hetim ndërkombëtar.

Më tej, kryenegociatori serb ka falenderuar policët serbë për këtë veprim.

Ai përmendi edhe Llune Millenkoviqin që e konsideroi të kidnapuar.

“Për dallim nga Obrenoviqi dhe Millenkoviqi, që ishin rrahur aq keq sa fytyra iu ishte deformuar, kjo nuk do të ndodh me këta persona të arrestuar.” – u shpreh ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img