5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviq: Në Jarinje takova qytetarë që iu ndalua hyrja në Kosovë, e njoftova Lajçakun

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën Petar Petkoviq, deklaroi se ka takuar qytetarë në Jarinje të cilëve u ishte ndaluar hyrja në Kosovë

Petkoviq që ishte për vizitë në Kosovë njoftoi në Twitter se për këtë çështje e ka kontaktuar edhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Këtu në Jarinje, takova një autobus të pelegrinëve tanë, besimtarë që ishin nisur për të vizituar ‘manastiret tona’ në Kosovë. Ata u ndaluan të hynin në provincën tonë jugore. Si shpjegim, ata morën një letër mbi të cilën, ndër të tjera, është shkruar se këta njerëz të mrekullueshëm, besimtarë, janë një kërcënim për sigurinë publike dhe shëndetin publik “, deklaroi Petkoviq,

Ai deklaroi se”ishte absolutisht e papranueshme dhe se ishte shkelje e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes, e arritur nga Beogradi dhe Prishtina”.

“Në ndërkohë, unë e thirra Lajçak dhe ia përcolla se kjo është një shkelje e pastër e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img