Shefi i zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, mori pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve, e cila u mbajt në Manastirin e Deçanit.
Në liturgji morën pjesë liderët dhe anëtarët e kryesisë së Listës Serbe, të drejtuar nga kryetari Goran Rakiq, nënkryetarët Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.
Duke i uruar Pashkët, Petkoviq tha se është e rëndësishme të ruhet paqja, por edhe të vazhdohet me fuqizimin ekonomik të popullit serb në Kosovë.
“Shpresojmë se do ta ruajmë paqen dhe do të kemi sukses në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve, gjë që është shumë e nevojshme si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët”, ka thënë Petkoviq./PrishtinaPress/