4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviq: Kurti vazhdoi terrorin ndaj popullit serb në Kosovë, Prishtina po falsifikon fakte dhe të dhëna

I ashtuquajturi drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se me arrestimin e djeshëm të Lazar Janiqijeviqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar terrorin ndaj popullit serb në Kosovë.

Petkoviq në konferencën për media tha se dje, derisa qytetarët e Kosovës donin t’i jepnin lamtumirën e fundit bashkëqytetarit të tyre Stefan Nedeljkoviq, policia e Kosovës ka arrestuar Lazar Janiqijeviq.

“Ai është ndalur në vendkalimin Jarinje, ndërsa në kolonën që ka dashur të udhëtojë për në Vërnjaçka Banja dhe t’i thotë lamtumirë Stefan Nedeljkoviqit, është arrestuar brutalisht, është nxjerrë nga vetura dhe është dërguar në drejtim të Prishtinës”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq ka thënë se ata do të insistojnë në pyetjen se pse EULEX-i nuk ishte në autopsi.

“Kurti inkurajohet gjithashtu të sulmojë popullin serb sepse komuniteti ndërkombëtar ia lejon një gjë të tillë. Ne kërkojmë nga KFOR-i dhe EULEX-i të jenë neutralë. Pyetja për EULEX-in është pse u ndaluan të marrin pjesë në autopsi. Kanë kaluar shtatë ditë dhe ne do të insistojë në këtë çështje”, tha Petkoviq.

Tutje ai u shpreh se Prishtina gjatë gjithë kohës po falsifikon fakte dhe të dhëna.

“Është e qartë se Prishtina gjatë gjithë kohës ka falsifikuar fakte dhe të dhëna lidhur me ngjarjen dhe obduksionin, emri dhe kualifikimet e personit nga EULEX-i që ka marrë pjesë në autopsi janë të paqarta, le të zbulojmë se kush është, sa mjekë ligjor kanë qenë të përfshirë, si dhe nëse është kryer ekzaminimi me CT dhe shumë gjëra të tjera”, tha Petkoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img