Petar Petkoviq, tha se sot në Bruksel, se në raundin e ri të negociatave në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë bërë hapa konkretë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe
“Kemi pasur bisedime të gjata dhe të vështira, dhe duke marrë parasysh se nuk janë aspak të këndshme, është e rëndësishme të flasim, sepse kështu e ruajmë paqen dhe mbi të gjitha mbrojmë popullin tonë në Kosovë. Është e rëndësishme të flasim edhe për hir të normalizimit të marrëdhënieve, sepse vetëm kështu mund të ruajmë stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, theksoi Petkoviç në një deklaratë për gazetarët.
Ai tha se sot në nivel të negociatorëve kryesorë është diskutuar se si të vazhdohet me procesin e zbatimit dhe në radhë të parë për formimin e asociacionit të komunave serbe, sepse ky, nënvizoi ai, është detyrimi i parë që është rënë dakord në Ohër.
“Më besoni, sot pas kaq vitesh, për herë të parë në kuadër të një takimi trepalësh, diskutuam hapat më konkretë për formimin e Aasociacionit. Më konkretisht, çfarë duhet të bëjë ekipi menaxhues, në përputhje me marrëveshjet nga viti 2013 dhe 2015. U vërtetua qartë se hapi i parë në formimin e asociacionit është prezantimi i draft-statutit të përgatitur nga ekipi menaxhues, në kuadër të një dialogu të nivelit të lartë”, shpjegoi Petkoviq.