Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovës në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili publikoi një video e cila tha se dëshmon se tre policët e Kosovës janë kidnapuar në territorin e Kosovës, 1 kilometër larg kufirit me Serbinë.
Sipas Petkoviqit, policët janë arrestuar në fshatin Gnjilicë të Rashkës dhe për këtë është në dijeni edhe EULEX-i.
“Gënjeshtër e re e rëndë nga Xhelal Sveçla. Ju mund të ndreqni dhe të falsifikoni, faktet flasin kundër jush. Tre policë specialë të Kurtit janë arrestuar në zonën e fshatit Gnjilicë afër Rashkës, për çka EULEX-i ka dijeni dhe të cilit i kemi dorëzuar koordinatat e sakta gjeografike të vendit të kapjes. Pra, mos e mashtroni publikun”, ka shkruar serbi në Twitter.