3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviq i reagon Kurtit, pretendon se Bislimi i ka ikur bisedave për të pagjeturit

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti lidhur me një deklaratë që ka bërë sot për çështjen e deklaratës së të pagjeturve për të cilën janë pajtuar Kosova dhe Serbia në Bruksel.

Petkoviq në reagimin e tij pretendon se gjatë ditës së djeshme në Bruksel, shefi i Ekipit Negociator të Kosovës, Besnik Bislimi ka refuzuar që të diskutojë për fatin e personave të pagjetur edhe përkundër se siç pretendon Petkoviq “Beogradi ka insistuar”.

“Duhet të gënjesh, për sa kohë që ju ikët nga tema e personave të pagjetur dje”, ka shkruar Petkovqiq.

Kryeministri Albin Kurti në një postim rreth zhdukjes së Ukshin Hotit, ka thënë se me deklaratën për personat e zhdukur, Serbia pas 24 vitesh ka pranuar krimin e zhdukjes me forcë dhe sipas Kurtit Serbia tashmë është në një obligim ndërkombëtar që të japë çdo informacion, përfshirë edhe ato të inteligjencës ushtarake.

“Zhdukja e tij është krim i pazbardhur i Serbisë. Zhdukjet me forcë gjatë luftës në Kosovë ishin pjesë e projektit serb “Patkoi” për shfarosjen e shqiptarëve. Me deklaratën pёr personat e zhdukur, Serbia pas 24 vitesh ka pranuar krimin e zhdukjes me forcë gjatë luftës. Serbia ka hyrë në një marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës përmes së cilës ka pranuar obligimin ndërkombëtar që të jep çdo informacion, përfshirë ato të inteligjencës dhe ato ushtarake, të cilave pushteti atje u kishte dhënë status të klasifikuar për t’i ikur përgjegjësisë ndërkombëtare përmes fshehjes së dëshmive, për t’i dhënë përgjigje fatit të personave të zhdukur me forcë në luftën e fundit në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img