1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviq e quan Kurtin ‘zjarrvënës ballkanik’: Nuk do zgjedhje në veri

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se po përpiqet t’i shmang zgjedhjet në katër komunat e banuara në veri.

Petkoviq ka vlerësuar se qëndrimi i Prishtinës zyrtare se zgjedhjet lokale në katër komuna në veri të Kosovës mund të mbahen vetëm në bazë të udhëzimeve administrative, sipas tij tregon se kryeministri Kurti nuk dëshiron t’i mbajë ato zgjedhje.

Ai ka thënë se Kurti po kërkon të gjitha mënyrat e mundshme për t’i shmangur dhe shtyrë zgjedhjet sepse e di se “serbët do t’i përdorin ato për t’i dhënë fund gauleiterit të tij”.

“I ashtuquajturi udhëzim administrativ nuk është gjë tjetër veçse mënyra se si Kurti dëshiron të mbajë me çdo kusht kryekomunarët e rrejshëm dhe këshilltarët e tyre që pushtuan veriun. Gauleiterët të Kurtit, të cilët fituan 3.5 për qind të votave të shqiptarëve në zgjedhjet e kontejnerëve në veri, nuk përfaqësojnë askënd dhe nuk kanë asnjë legjitimitet”, njoftoi Zyra e Petkoviqit.

Ai më tej pretendon se Kurti intensifikoi ‘terrorin deri në padurueshmëri’ dhe se kjo ka për qëllim spastrimin etnik të popullit serb veçanërisht nga veriu i Kosovës.

“Në vend që të organizohen zgjedhje në të cilat do të marrin pjesë serbët, Kurti me udhëzimet e tij administrative e ndërlikoi qëllimisht situatën, duke futur një procedurë të pakuptimtë që përfshin një lloj peticioni, pastaj deklaratën e referendumit dhe në fund mbajtjen e zgjedhjeve, të gjitha me afate të gjata. Me këtë, Kurti në mënyrë më të drejtpërdrejtë i ka gënjyer përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së, duke qenë se publikisht ka premtuar organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë Petkoviq, raporton Kosovo Online.

Siç përfundon ai, “nuk është për t’u habitur sepse të gjithë e panë se Kurti nuk është paqebërës, por zjarrvënës ballkanik, që nuk dëshiron zgjedhje në veri dhe që personalisht ka urdhëruar kryekomunarët e tij të rrejshëm të mos japin dorëheqjen“.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img