0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviq e humb kontrollin: Vuçiq do t’ia shkul veshët Kurtit me 2 Maj

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic e ka pasur sot një ditë të gjatë. Ai s’ka rreshtur së reaguari ndaj zyrtarëve të institucioneve të Republikës së Kosovës. Në fillim ka reaguar ndaj shefit të stafit të presidentes Osmani, Blerim Velës, më pas ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe para pak minutash ka reaguar edhe ndaj kreut të MPB-së, Xhelal Sveçlës.

Ministri i Brendshëm ka publikuar disa fotografi nga vizita që ka bërë sot në veri të Republikës së Kosovës në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen nesër.

Ndërkohë për fotografitë e publikuara i ka reaguar Petkovic, duke i thënë se po provokon, Madje politikani serb ka marrë detajin e flamujve serbë që shihen në veri për të thënë se “dihet në vendin e kujt jeni”

Ndërkohë ka dhënë edhe një “porosi” që ministry Svecla t’i thotë kryeministrit Albin Kurti që “Vuçiq do t’ia shkul veshët në takimin e radhës”.

Pas këtij reagimi, Petkovic ka bërë edhe një tjetër, duke shpërndarë një lajm të një mediumi kosovar që Petkovicit i referohet si “neofashist”.

Petkovic ka eskaluar drejt kryeministrit Albin Kurti duke iu referuar në gjininë femërore dhe duke thënë se “nesër Serbia do ta dëbojë”.

Gjithashtu ka përsëritur se “Vucic do t’ia shkul veshët Kurtit më 2 maj”.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img