6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviq: Duket se Sveçla nuk e ka lexuar marrëveshjen për targa

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeveri të Serbisë, Petar Petkoviq, ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, se po synon të “nxisë tensione të reja, e të rrezikojë lirinë e lëvizjes”.

Ministri Sveçla ka njoftuar të mërkurën se në pikë kufitare janë evidentuar disa vetura me targa “KM” të riregjistruara në muajin dhjetor të vitit 2022 dhe nuk janë lejuar të hyjnë.

“Bazuar në dakordimin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në muajin nëntor 2022, Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese. Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim. Në respektim të legjislacionit tonë dhe dakordimit të arritur në Bruksel, Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e këtyre veturave në territorin e Republikës së Kosovës. Raste të ngjashme të veturave me targa në fjalë, nuk do të lejohen të hyjnë apo veprojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës, marrë parasysh që ato janë ilegale dhe ka dakordim për ndërprerjen e prodhimit apo ri-regjistrimin e tyre. Ftojmë të gjithë qytetarët, pronarë të veturave me targa të tilla, të paraqiten pranë qendrave të regjistrimit civil kudo në Republikën e Kosovës në mënyrë që të regjistrojnë veturat e tyre me targa zyrtare të Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla në Facebook.

Petkoviq në anën tjetër ka thënë se në marrëveshje “është shkruar qartë se Beogradi do të ndalojë së lëshuari targa të reja KM dhe se Prishtina do të ndalojë me veprime të mëtutjeshme të lidhura me procesin e riregjistrimit”.

“Duket se Xhelal Sveçla nuk e ka lexuar marrëveshjen e fundit për targat. Qartë kërkohet që Beogradi të ndalojë së lëshuari targa të reja KM dhe që Prishtina të ndalojë çdo veprim të mëtutjeshëm të lidhur me procesin e riregjistrimit. Çdo gjë tjetër është shkelje direkte e marrëveshjes. Në vend se të veproni në përputhje me marrëveshjen, ju bëni shkelje të re dhe lëvizje të njëanshme, që rrezikon lirinë e lëvizjes. Është e njëjta si herën e kaluar kur nxitët kriza që përfunduan me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img