Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, ka akuzuar KFOR-in për situatën në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se mandati i KFOR-it ishte “të mbronte popullin serb” dhe se sipas tij, ata “po mbronin kryetarët e rrejshëm” dhe Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës.
Ai duket se nuk e ka parë dhunën ku mbetën të lënduar gati 30 ushtarë të KFOR-it, duke thënë se protesta ishte paqësore.
“Ne këmbëngulim që Prishtina, përkatësisht KFOR-i, t’i lirojë dy serbët e mbetur që protestuan paqësisht para ndërtesës së komunës në Zveçan. Ata u dërguan në Mitrovicën jugore dhe u akuzuan për huliganizëm.” – ka thënë Petkoviq për RTS.
Petkoviq ka thënë se serbët “nuk mund të pajtohen me okupimin e veriut të Kosovës” dhe se “shteti i Serbisë është me ta”, dhe se Serbia nuk dëshiron konflikte.