9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Petkovic thotë se 3 kamionë me barna nga Serbia janë futur mbrëmë në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkovic, ka publikuar fotografi të tre kamionëve me barna që janë future në Republikën e Kosovës mbrëmë e të cilat do të shpërndahen në institucionet shëndetësore në zonat e banuara me shumicë serbe, shkruan Gazeta Express.

Ai pretendon se kjo gjë “u arrit për shkak të një lufte intensive diplomatike të Beogradit”.

Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike të Beogradit, kontigjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet në Kosovë! Dy kamionë tërheqës dhe një kamion me barnat e nevojshme dhe solucionet infuzive kanë hyrë në Kosovë mbrëmë dhe pas procedurave do të shpërndahen nëpër institucionet tona shëndetësore”, ka shkruar Petkovic.

Ai tutje ka shkruar se “për arsye të bllokadës 2 vjeçare nga Prishtina që shpiku pengesa të ndryshme administrative”, gjendja ka qenë “në prag të një katastrofe humanitare”.

Petkovic ka shtuar se lidhur me këtë kanë paralajmëruar zyrtarët e BE-së dhe aktorët tjerë ndërkombëtarë./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img