4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Peticioni për largimin e kryetarëve e zgjedhjet në veri – Radoniqi: Për momentin s’kemi përgjigje

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, nuk ka pasur përgjigje nëse ky institucion do të merren me organizimin e procedurave për largimin e kryetarëve të veriut.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, ai është pyetur nga gazetarët se a është gati ky institucion për organizmin e zgjedhjeve në veri.

Ai nuk ka dhënë detaje, por tha se do të shohin ditëve në vijmë se cilat do të jenë procedurat që duhet ndjekur.

Kur u pyet për grupin punues për hartimin e udhëzimit administrativ për këtë procedurë, ai tha se kjo ka qenë kërkesë e Ministrisë dhe se janë duke mu mbajtur takimet, duke mos sqaruar më shumë.

“Janë duke u mbajtur takime… deri sa të marrim një përfundim nga Komisioni nuk kemi çka me deklaruar. Ajo është kërkesë e Ministrisë, ata e kanë kërkuar një anëtar e kemi dërguar”.

“Ta shohim ditëve në vijmë se çka do të veprojmë, për momentin nuk kemi përgjigje”./EO/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img