Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që ta procedoj për opinion në Qeveri Projektligjin për tërheqjen e 30% të Trustit.
Edhe pse askush nuk është deklaruar për medie pas mbledhjes me arsyetimin se prezentë nuk ishin shefat e Grupeve Parlamentare, Projektligji është dërguar në ekzekutiv.
Kryesia procedoi për mendim në Qeveri edhe Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.
Qeveria ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për këtë projektligj, pastaj projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare, raporton EO.
Partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përkrahur këtë projektligj./Prishtinapress/