Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, gjatë një konference për media është pyetur në lidhje me deklarimet e BE-së në lidhje me aksionet në veri të Kosovës, vetëm një ditë pas masave që morën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Veselinoviqin dhe grupin e tij.
Në pyetjet e gazetarëve se a do të vazhdojë BE-ja t’i ndihmojë grupet në veri të vendit, pasi që sipas tij, ata nuk janë të gjithë biznesmenë, por janë edhe politikanë të mbështetur nga qeveria e Serbisë, dhe në të njëjtën kohë, BE-ja, sipas Palokajt, investon shumë para në veri.
Stano në përgjigjen e tij tha se lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet më strikte kur bëhet fjalë për zbatimin e shtetit ligjor dhe afrimin e veriut të Kosovës me standardet evropiane.
“Ne po i mbikëqyrim paratë tona që po u japim partnerëve tanë, po ndjekim zhvillimet dhe mënyrën se si qeveritë po luftojnë intensivisht krimin e organizuar, korrupsionin”, është shprehur Stano, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se kjo vlerësohet dhe publikohet çdo vit në raportet e BE-së, teksa shtoi se bëjnë shumë presion për të treguar vendosmërinë e vazhdueshme për të luftuar krimin e organizuar.
“Kjo është një përpjekje e vazhdueshme, kjo është punë e vazhdueshme dhe sigurisht që ne po ndihmojmë”, ka thënë Stano, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit ku cak, sipas tyre, ishin grupet kriminale, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pati reaguar duke thënë se këto aksione duhet të jenë gjithnjë në koordinim me Bashkimin Evropian dhe palën me të cilën Kosova negocion në Bruksel.