7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Peter Handke shpallet person non-grata në Kosovë

Fituesi i çmimit “Nobel” për letërsi, Peter Handke, është shpallur sot person non-grata në Kantonin e Kosovë.

Ky vendim u mor nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministri në detyrë, Behxhet Pacolli ka thënë se sot është vendosur të shpallet Handke si jo të mirëpritur në Kosovë.

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë.

Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbeshtetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, ka shkruar ai.

Ky vendim vjen pas marrjes së çmimit “Nobel” për letërsi në Suedi, i cili ka qenë mbështetës ndaj politikave gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit.

Po ashtu, Hanke më 1996 ka qëndruar në Kosovë i cili kërkonte drejtësi për serbët, edhe pse shqiptaret ishin ata që dhunoheshin nga aparatura serbe.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Handke është shapplur person non grata edhe në Sarajevë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img