-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pesticide të dëmshme në frutat e Serbisë, Kosova nuk i importon

Ngarkesa me fruta si pjeshka e kumbulla nga Serbia, janë kthyer prapa nga Kroacia e Sllovenia. Këto dy shtete kanë deklaruar se pemët e perimet nga Serbia, kanë nivele të larta të pesticideve, të dëmshme për organizimin e njeriut. Ndërkohë, Kosova është importuese në shifra të larta të produkteve serbe. Zyrtarët përkatës deklarojnë se shteti ynë nuk importon pemë e perime nga shteti serb.

Ditë më parë, Kroacia e Sllovenia bllokuan importin e frutave nga Serbia. Kjo për shkak të konstatimit se ato kanë nivel të lartë të pesticideve, të dëmshme për organizimin e njeriut.

Ndërkohë, Kosova importon produkte të tjera nga Serbia, në shifra të larta. Dyshime për sigurinë e produkteve që konsumojnë, ngrenë edhe konsumatorët.

Megjithatë, nga Dogana e Kosovës, por edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, shprehen të sigurt se në tregun kosovar s’ka pemë e perime nga shteti serb.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shpjegojnë se gjatë këtij viti, nuk kanë vërejtur prani të pesticideve në pemët dhe perimet që shiten në tregun vendor.

Mirëpo, shitësit thonë se s’kanë dëshmi se prodhimet që i marrin nga jashtë janë të kontrolluara.

Ndërsa, nga organizata për mbrojtjen e konsumatorëve dyshojnë se ka produkte që hyjnë në Kosovë edhe pa iu nënshtruar kontrolleve.

Në mënyrë që shëndeti të mos u rrezikohet nga pesticidet, qytetarëve u rekomandohet që para konsumimit, t’i pastrojnë sa më mirë frutat e perimet./RTK

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img