6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Pësoi aksident në Itali, ndërron jetë pas 18 ditësh 6-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në familjen shqiptare. Leila Kurti, vetëm 6 vjeçe, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në Bolonja. Ajo ndërroi jetë në spital, ku qëndronte prej 14 Qershorit, pasi kishte mbetur e plagosur rëndë.

Sipas mediave, Leila ishte në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare. Prej 18 ditësh, ajo qëndronte në reanimacionin e spitalit të Bolonjës ku ndërroi jetë mëngjesin e së dielës.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së Bologna-s. Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

Makina ku udhëtonte familja Kurti u godit me forcë nga pas nga një tjetër automjet. Gjendja shëndetësore e Leilas së vogël kishte qenë e rëndë që prej fillimit. Të plagosura mbetën edhe nëna dhe motra 4-vjeçare, ndërsa babai pësoi vetëm disa fraktura.

Kryetari i bashkisë së San Polo Franco Palù ka vendosur të shpallë ditë zie në qytet në ditën kur do të kremtohet funerali. /Abc news

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img