4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Peshonte afro 500 kilogramë, gjatë tretmanit dymujorë humbi gjysmën e peshës (Foto)

Eman Ahmed Abd Al Aty nga Egjipti peshonte gjysmë ton dhe cilësohej si gruaja më e rëndë në botë, por gjatë tretmanit dymujorë ajo ka hequr afro 250 kilogramë.

Gruaja 37-vjeçare është dërguar me një aeroplan të modifikuar në Indi, ku i është nënshtruar disa intervenimeve kirurgjike, për t’ia larguar masën e tepërt, transmeton Telegrafi.

Hoqi afro 250 kilogram brenda dy muajve

Spitali ku po trajtohet, treguar së fundmi se ajo mund të ulet si duhet për herë të parë, meqë më herët e ka pasur të pamundur.

“Duket si versioni i dobët dhe i lumtur i vetës së saj. Tashmë ajo mund të ulet dhe të bartet me karrocë, gjë të cilën as që kemi mund ta ëndërrojmë para tre muajsh”, ka thënë një mjek lidhur me rastin.

Gjendja saj ishte përkeqësuar si pasojë e një sëmundje të rrallë, që i shkaktonte dhimbjen e nyjave, duke ia vështirësuar lëvizjen dhe për dy dekada, ajo kishte qëndruar shtrirë në shtëpi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img