Një peshkaqen i madh kafshoi dorën e një vizitori në Parkun Kombëtar Everglades në Florida!
Videoja e shkurtër tregon një të ri të përkulur mbi një varkë peshkimi me qëllim që të lajë duart, por pothuajse në të njëjtin moment një peshkaqen i madh doli në sipërfaqe dhe i kafshoi dorën, transmeton Telegrafi.
I riu ra në ujë me një britmë të frikshme, ndërsa në prapavijë dëgjohen vizitorët e tjerë duke bërtitur “kapeni, nxirreni nga uji”.
I riu ka arritur disi të dalë nga uji dhe në video shihet gjurma e përgjakshme e lënë nga dora e tij. Nga Parku Kombëtar thanë se nuk janë të sigurt se çfarë lloj peshkaqeni sulmoi peshkatarin e ri, por mediat lokale raportuan jozyrtarisht se ishte një peshkaqen dem.
I riu i cili u sulmua nga peshkaqeni u trajtua menjëherë nga rojet e parkut dhe më pas u transportua nga personeli i shpëtimit në një qendër mjekësore në zonën e Majamit.
Për momentin nuk dihet se sa i rëndë është lëndimi në dorë. Peshkatari që ka regjistruar të gjithë skenën thotë se skena ka qenë e frikshme.
#FL
Man pulled into water by a bull shark that grabbed his hand in Florida’s Everglades National Park. pic.twitter.com/vECxuzPbMN https://t.co/rX5PKefKVT— Shane B. Murphy (@shanermurph) June 24, 2023