4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

“Peshkatarë të shpirtrave njerëzorë”, Haki Abazi e “godet” VV-në në përvjetorin e Astrit Deharit

Dikur pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës ka akuzuar për qëndrim duarkryq ish-partinë e tij lidhur me rastin e aktivistit Astrit Dehari.

Abazi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, iu është referuar eksponentëve të caktuar politik përbrenda VV-së si “peshkatarë të shpirtrave njerëzorë”.

“Me pushtet absolut, me polici hetimore, me AKI, me Ministri të Drejtësisë, kontrollë të plotë mbi institutet dhe burgjet, laboratoret. Kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër!”, ka shkruar Abazi.

“Ky është manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve. Kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet, kjo nuk duhet të rëndoj mbi supet e këtij vendi. Thirrni mendjes se i keni kalu të gjitha vijat  e nderit e të respektit njerezorë jeni bërë peshkatarët e shpirtrave njerëzorë”, ka thënë ai.

Këto deklarime të tij vijnë në ditën kur po shënohet përvjetori i vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

Për përvjetorin e vdekjes së Deharit, kryeministri Kurti ka kritikuar sistemin e drejtësisë për vonesë së verdiktit për rastin e aktivistit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img