Një studim i realizuar nga Fondacioni Oswaldo Cruz në Brazil ka arritur të nxjerrë prova që tregojnë se peshkaqenët në ujërat e Oqeanit Atlantik kanë rezultuar pozitivë për kokainë.
Studiuesit kanë sugjeruar prej kohësh se jeta në det mund të ndikohet nga droga e hedhur në ujë nga kontrabandistët e Amerikës Latine, teksa tentojnë ta trafikojnë në Europë apo SHBA.
Shkencëtarët morën në studim 13 peshkaqenë të egër brazilianë që ishin blerë nga anije të vogla peshkimi, pasi këto specie e kanë kaluar gjithë jetën e tyre në ujërat bregdetare dhe për këtë arsye kanë më shumë gjasa të preken nga ndotja.