-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Pesë vjet pa legjendën Fadil Vokrri

Pesë vjet më parë, Kosova e humbi futbollistin më të madh në histori të saj.

Fadil Vokrri kishte ndërruar jetë pas një sulmi kardiak më 9 qershor 2018, 14 ditë pa i mbushur 58 vjet, duke i lënë të shokuar të gjithë me këtë ikje të papritur dhe të hershme.

Vokrri e kishte nisur karrierën e te Llapi, mirëpo debutimin si futbollist profesionist e bëri me Prishtinën në vitin 1980.

Gjatë karrierës së tij 15-vjeçare ai luajti edhe në Partizan, Nimes, Fenerbahce, Bourges 18 dhe Montluçon.

Nga 363 paraqitje të tij në total, Vokrri kishte shënuar 121 gola. Ai vlerësohej si një prej futbollistëve më të mirë në ish-Jugosllavi.

Pas një karriere jashtëzakonisht të suksesshme, ai e kishte vazhduar suksesin edhe në pozitën e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Nën drejtimin e Vokrrit, Kosova ishte pranuar në UEFA dhe në FIFA, si dhe kishte filluar ndërtimi i Kombëtares së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img