1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Pesë të vdekur dhe 596 raste me coronavirus për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 596 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste (70 dhe 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 25.388 raste nga 110.041 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 773 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.253.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 295 raste, komuna Gjilan 51 raste, komuna Gjakovë 39 raste, komuna Fushë Kosovë 38 raste, komuna Prizren 26 raste, komuna Lipjan 17 raste, komuna Viti 14 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Drenas 13 raste, komuna Kamenicë 13 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Rahovec 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Novobërdë dhe Skenderaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img