Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, pranë fshatit Maxhunaj, kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Siç raporton KosovaPress, në aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë dhe pastaj në QKUK.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.