Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një autobusi dhe një veture, tek ish-shkolla teknike në Prishtinë, saktësisht në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurri” dhe rrugën “Haxhi Zeka”.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në konfirmim bëhet e ditur se personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurri” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në konfirmimin e policisë.