4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Pesë rregullat e arta për flokët gjatë festave sipas floktarit të të famshmeve

Parukieri Andrew Fitzsimons, i cili kujdeset për modelet e flokëve të vajzave të familjes Kardashian, Jennifer Lopez, Megan Fox dhe Alessandra Ambrosio-s, zbulon pesë rregulla të arta për ju që doni flokë të bukur, sidomos gjatë festave

1. Mos neglizhoni mbrojtjen

Kjo periudhë e vitit do të thotë më shumë modele të reja flokësh, por më pak dëme. Një bisht i gjatë, flokë me kaçurrela, modelet mund të jenë të ndryshme, por ekspozimi i flokëve ndaj nxehtësisë është një “kërcënim”! Ndaj duhet të përdorni një mbrojtës ndaj nxehtësisë për flokët, pasi kjo do të parandalojë që ato të thahen dhe të dëmtohen, shkruan Vogue.

2. Përdorini produktet në mënyra të ndryshme

Nëse nuk keni kohë për të larë flokët gjatë kësaj periudhe të ngjeshur të vitit, shampoja e thatë mund të jetë një aleat për ju. Por, shampoja e thatë mund të përdoret edhe si llak, një truk që funksionon më së miri për të zgjatur jetëgjatësinë e modelit të flokëve që keni zgjedhur për festa.

3. Kushtojini vëmendje strukturës së flokut

Përpara se të kërkoni një model të ri flokësh, kini gjithnjë parasysh llojin e flokut që keni. Vendosja e karficave, sidomos gjatë sezonit të festave është një qasje për shumë goca, por Fitzsimons thotë se duhet të keni kujdes për mënyrën si i përdorni ato. “Këshilla ime më e mirë kur bëhet fjalë për përdorimin e karficave është të keni parasysh sa flokë po fusni. Nëse e hapni karficën për të vendosur më shumë flokë sesa mund të përballojë, nuk do të funksionojë,” thotë ai.

4. Mos harroni llakun e flokëve

Nëse jeni të bindur se llaku i flokëve nuk është për ju, atëherë është koha ta mendoni përsëri. Një llak i mirë do të ndihmojë që t’i mbani flokët nën kontroll gjatë gjithë natës, citon Anabel.

5. Mos harroni të argëtoheni

Nëse i doni aksesorët e flokëve, por nuk ndiheni kurrë aq të guximshme për t’i vendosur ato, festat janë një arsye më shumë që të dorëzoheni. Për një pamje elegante, me më shumë detaje dhe shkëlqim, shtoni disa karfica në flokë dhe do të shkëlqeni në çdo ambient.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img