Site icon PrishtinaPress

Pesë raste të dhunës në familje u raportuan në polici brenda 24 orëve

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në polici.

Dy nga to janë në Prishtinë, një në Obiliq, një në Pejë, dhe tjetri në Istog.

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka përdorur forcë ndaj anëtares së familjes. Viktima u dërgua në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

E një tjetër femër në Prishtinë është ankuar se anëtari i familjes së saj në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Një tjetër grua në Obiliq, raportoi në polici se burri i saj e ka kërcënuar përmes telefonit. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Tutje në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se një person në Pejë është arrestuar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë ndaj gruas së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në Istog, një mashkull ka raportuar në polici se anëtari i tij i familjes i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Exit mobile version