0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje, janë paraqitur në raportin e policisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, tri prej të cilave janë në komunën e Prishtinës, kurse dy të tjera në Pejë.

Në rastin e parë të paraqitur, thuhet se të martën është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua, duke i shkaktuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Për rastin e dytë raportohet se të martën një grua ka lajmëruar policinë, pasi i dyshuari e ka sulmuar fizikisht, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë ka ndodhur në Lipjan, ku një person bashkë me një grua janë paraqitur në stacionin e policisë, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Pejë, ku të martën rreth orës 18:00, është arrestuar një person, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur dhe fyer dy viktimat, një femër dhe një mashkull, si dhe këtë të fundit e ka sulmuar fizikisht, i cili ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, tek rasti i fundit në këto 24 orë, i cili është lajmëruar në polici, është arrestuar i dyshuari pasi në gjendje të dehur ka kanosur dhe fyer një person tjetër, dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img