1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 24-orëve.

Dy nga to janë në Gjakovë, njëri në Prishtinë, tjetri në Deçan dhe njëri në Junik.

“Prishtinë / 29.09.2024 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Junik / 29.09.2024 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Deçan / 29.09.2024 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 29.09.2024 – 21:00. Është raportuar se viktima femër shtetase e Maqedonisë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima së bashku me vajzën e saj janë dërguar në shtëpinë e sigurtë.

Gjakovë / 29.09.2024 – 18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pasur dhunë psikike nga dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovare të cilët janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në raporton e policisë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img