4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Pesë modelet e xhinseve që do të shënojnë stinën e pranverës: Bëhuni gati për të blerë disa nga modelet e tyre

Edhe pse xhinset përfaqësojnë një pjesë që kapërcen të gjitha stinët, popullariteti i disa modeleve rritet dhe bie, pasi shijet dhe kërkesat e konsumatorëve të modës ndryshojnë

Pyetjes se cilat modele xhinsesh do të kenë popullaritet të madh në sezonin pranveror, iu përgjigj ekspertja e xhinseve Costanca Lombardi, nga dyqani luksoz i modës Browns and Denim dhe themeluesja e markës londineze I AND ME, Jessica Gebhart.

Sipas Lombardit, xhinset në ngjyrën blu klasike do të jenë gjithmonë në modë dhe, për rrjedhojë, investimi më fitimprurës.

Lombardi i sheh në frymën e viteve ‘90 versionet me bel dhe këmbë të drejta, si dhe modelet e xhinseve të zeza, si modelet më të pëlqyera të stinës së pranverës, transmeton Telegrafi.

Nëse po planifikoni të investoni në një model të ri xhinsesh këtë sezon, mendoni zgjuar dhe investoni në ato modele të dizajnuara duke pasur parasysh qëndrueshmërinë.

Siluetat klasike të xhinseve me këmbë të gjera apo të ngushta nuk do të dalin kurrë nga moda dhe do të përshtaten në mënyrë të përsosur në ‘stilin e të gjithëve’, thotë ekspertja britanike e xhinseve, por këshilla e saj e zgjuar, kur vjen puna për të blerë xhinse, është që së pari të keni parasysh përbërjen e tyre…

Xhinset që do të shënojnë stinën e pranverës:

Modele me këmbë të drejta në frymën e viteve ’90

Xhinse të zeza

Xhinse në frymën e veshjeve monokromatike

Profimedia

Xhinse të gjera

Profimedia

Xhinse në formë zileje

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img