5 raste pozitive me coronavirus kanë dalë në mesin e mësimdhënësve të shkollës “Tefik Çanga” në Ferizajnjë shkollë në Ferizaj.
Advertisement
Pas infektimit të mësimdhënësëve, kjo shkollë për dy javë do të mbajë mësim online.
“Pas paraqitjes së 5 rasteve pozitive me COVID-19 në mesin e mësimdhënësve të shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, sipas udhëzimeve të IKSHPK-së, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë së Arsimit, zbatohet skema e kalimit në mësim online për gjithë nxënësit e kësaj shkolle, që nga nesër (29.09.2020), për dy javë me radhë”, është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar në faqen e Komunës së Ferizajt në Facebook.
Ndërsa tutje shkruhet se Drejtoria e Arsimit në Ferizaj është e vendosur në zbatimin strikt të udhezuesve për ballafaqimin me situatën pandemike, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.
PostAdss