3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Pesë lëngjet natyrale kundër plakjes

Lëngjet mund të jenë një mënyrë e shijshme dhe freskuese për të marrë disa lëndë ushqyese që i nevojiten trupit tuaj, të cilat mund të mos i merrni çdo ditë përmes ushqimit.

Dhe jo vetëm që kanë një shije të mrekullueshme, por është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për t’i marrë këto lëndë ushqyese edhe gjatë ditëve të ngarkuara.

Në fakt ekzistojnë disa lloje lëngjesh që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Kur flasim për këtë, duhet të theksojnë se këto lëngje duhet të jenë 100% natyrale dhe të mos përmbajnë sheqer ose konservues të shtuar.

E theksojmë këtë, sepse pijet e ëmbla me sheqer, si ato pije të blera në dyqane që nuk janë të freskëta, shpesh lidhen me një rrezik më të madh të obezitetit, sëmundjeve të zemrës, diabeti i tipit 2, sëmundjeve të mëlçisë dhe të veshkave.

Në këtë artikull njihuni me një listë të llojeve që kanë antioksidantë, vitamina dhe minerale specifike për të ruajtur gjallërinë tuaj rinore.

Lëngu i shegës

Shegët janë të mbushura me antioksidantë, si polifenolet, që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, luftimin e kancerit dhe uljen e niveleve të larta të presionit të gjakut.

Përveç këtyre përfitimeve, shega është e njohur gjithashtu se ka një efekt unik në ripërtëritjen e qelizave të trupit tuaj.

Lëngu i karrotës

Karotat përmbajnë shumë antioksidantë që mund të përmirësojnë shëndetin tuaj me kalimin e moshës.

Ato janë të pasura me luteinë, e cila ndihmon në përmirësimin e shëndetit të syve dhe trurit.

Ky produkt është gjithashtu i pasur me një antioksidant tjetër të quajtur beta karoten, i cili është një antioksidant që trupi juaj mund ta përdorë për ta kthyer në vitaminë A.

Por, përfitimet e mundshme shëndetësore të beta karotenit nuk ndalen me kaq, pasi një studim zbuloi se mund të ketë aftësinë të ndihmojë edhe në uljen e rrezikut të kancerit të prostatës tek meshkujt e rinj.

Lëngu i panxharit

Kjo është një pije e fuqishme që ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Një studim zbuloi se ata që pinin lëng panxhari kishin nivele më të theksuara të një lloji specifik bakteri që ndihmon shëndetin vaskular.

Përqendrimi i lartë i nitrateve që gjenden në panxhar, janë të dobishme në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, ndërkohë që përmirësojnë funksionet e trurit, edhe me kalimin e moshës.

Këto efekte vlejnë si për panxharin e gatuar, ashtu edhe për lëngun e panxharit të papërpunuar. Megjithatë, studimet tregojnë se lëngu i panxharit u zbulua se kishte një ndikim më të madh.

Lëngu i qitros

Likopeni, i cili gjendet tek qitro por gjithashtu edhe tek domatet dhe shalqiri, dihet se ka vlera të shumta shëndetësore, e madje se mund të përmirësojë edhe pamjen e lëkurës tuaj.

Disa studime kanë treguar se likopeni ka efekte “përtëritës” në lëkurë, ai mund të ulë kolesterolin e keq dhe të rrisë nivelet e kolesterolit të mirë, dy faktorë të rëndësishëm në mbështetjen e shëndetit të zemrës.

Lëngu i barit të grurit

Bari i grurit përmban vitaminë C, vitaminë E dhe flavonoide, substanca natyrale që mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme.

Bari i grurit është gjithashtu jashtëzakonisht i lartë në klorofil, përbërësi që i jep bimëve ngjyrën jeshile.

Është zbukuar se klorofili ka veti antioksiduese, si dhe ka aftësi të mbrojë trupin tuaj nga efektet anësore negative të kimioterapisë.

Kjo është për shkak të aftësisë së tij për të reduktuar substancat që mund të shkaktojnë kancer.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img