Në Kuvendin e Kosovës sot (e martë) do të mbahen pesë takime të komisioneve parlamentare.
Sipas kalendarit, i pari që do të mblidhet është Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, mbledhja e të cilit nis nga ora 9:30. Ndërsa i fundit që do të mblidhet është Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i cili në ora 14:00 do të shqyrtojë raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022.
Komisionet që do të mblidhen sot:
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 09:30)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N506, ora 11:00)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin për gjendjen e natyrës 2018-2021, si dhe kërkesat e qytetarëve me dy peticione rreth parkingjeve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 13:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 14:00)