Truri merr vendime: Gjatë gjumit, truri përpunon informacionet e marra dhe merr vendime, ndonëse janë të pandërgjegjshme, të cilat më pas marrin sens kur zgjohemi.
Truri përforcon kujtimet: Kur jemi në gjumë, truri është shumë i zënë duke formuar kujtime të reja e përforcuar kujtimet e vjetra. Kjo ndodh gjatë të dyja fazave të gjumit. Mungesa e tij nxit domosdoshmërisht humbjen e kujtesës dhe zbehjen e aftësive të të nxënit.
Truri nxit aftësitë krijuese: Kur trupi pushon, truri ndihmon në analizimin e informacioneve dhe ndërgjegjësim më të shëndoshë. Ai përpunon idetë e përthithura gjatë ditës dhe nxit aftësitë krijuese që kur njeriu të zgjohet të ndihet sikur ka zbuluar diçka.
Eliminon toksinat: Një nga funksionet më të rëndësishme të gjumit është se i jep trurit mundësitë të bëjë disa “punë shtëpie”. Truri eliminon disa molekula toksike që shkaktojnë dëme në funksionet e tij dhe që përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjeve si ajo e Parkinsonit apo Alzheimerit.
Truri përforcon aftësitë automatike: Kur jemi në gjumë, truri krijon depozita informacioni dhe kujtime afatgjata. Ky proces është i nevojshëm për funksione të ndryshme dhe bazike të njeriut, si për shembull ngjarja e makinës, sporti, kërcimi e të tjerë. Kësisoj, falë trurit, këto aftësi bëhen automatike. Këto pese funksione të jashtëzakonshme të trurit, nënvizojnë sërish rëndësinë e gjumit për mirëqenien mendore dhe fizike të njeriut./Prishtinapress/