1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Pesë gabimet që bëjnë gjyshërit në raport me nipërit/mbesat

Shumë prindër, mendojnë se angazhimi i gjyshërve në rritjen e nipërve dhe mbesave është një çështje argëtuese, që i mbush me emocion, shpresë dhe lumturi

Sipas ekspertëve ka disa mënyra apo hapa të gabuar që ndoshta edhe pa dashje gjyshërit i bëjnë pa marrë miratimin e prindërve më parë.

Ja pesë gabime që gjyshërit duhet t’i shmangin:

1. Dhënia e dhuratave apo parave pa miratimin e prindërve

Gjyshërit e konsiderojnë shpesh normale blerjen e dhuratave me idenë që të gëzojnë nipërit/mbesat e tyre, por kjo shihet si burim tensioni nëse më parë gjyshërit nuk kanë marrë miratimin e prindërve. Ndonjëherë gjyshërit mund të futen në telashe sepse blejnë gjëra për nipërit/mbesat që prindërit mund të mos i miratojnë, si dhurata të shtrenjta ose të tepruara, ndaj më parë mirë është që ata të pyesin prindërit, shkruan HuffPost.

2. Mosrespektimi i orareve të prindërve

Nëse një gjysh/e vepron si kujdestar/e mund të lindin pakënaqësi. Shumë herë, gjyshërit harrojnë që fëmijët janë në punë me orare të zgjatura dhe plot angazhime të tjera, ndaj duhet parë mundësia e ndihmës dhe kohës së kaluar me nipërit/mbesat. Mos harroni, se kalimi i kohës cilësore me ta është më e rëndësishme se sasia.

3. Mosrespektimi i kufijve

Të anashkalosh autoritetin dhe dëshirat e prindërve është një tjetër fushë ku gjyshërit futen në telashe.

4. Kritikojnë stilin e prindërimit

Gjyshërit shpesh kanë një qasje ndryshe ndaj prindërimit që mund të jetë në kundërshtim me mënyrën se si fëmijët e tyre po i rrisin nipërit/mbesat. Ata mund të ndihen të mosrespektuar nëse prindërit duket se e shpërfillin përvojën, por në fund të fundit, ata duhet të marrin vendime që duken më të mira për familjen, citon Anabel.

5. Nuk punojmë me problemet që lindin

Sigurisht, kujdesi për nipërit/mbesat mund të jetë i ndërlikuar dhe shpesh kërkon që gjyshërit të marrin vendime. Është e pashmangshme që në një moment ata të bëjnë diçka kundër dëshirës së prindërve. Mënyra se si e trajtojnë këtë do të vendosë tonin për ecurinë e marrëdhënies. Nëse u tregojnë fëmijëve se e respektojnë kohën dhe autoritetin e tyre si prindër, do i ndihmojë të forcojnë rolin si gjysh/e i/e besuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img