Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook për 3 vjetorin e vdekje së Madelenie Albright, sekretare e SHBA-ve në vitin 1999, kur SHBA udhëhoqi NATO’n në bombardimin e atëherë Jugosllavisë për ta ndalur luftën në Kosovë.
Haradijnaj për Albright ka thënë se ajo do kujtohet për veprën titanike për Kosovën dhe lirinë e saj.
“Në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të mikes së Kosovës, Madeleine Albright, kujtojmë veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe Kosovën e pavarur. Për aq sa të ketë Kosovë, e që do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë historisë edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Albright, për të na kujtuar që historia e Kosovës së lirë fillon me USA dhe shtetësia e Kosovës mbetet me USA”, ka shkruar Haradinaj.