4.6 C
Pristina
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

spot_img

Përvjetori i 35-të i vrasjes së Enver Hadrit

Janë mbushur 35 vjet nga vrasja e veprimtarit Enver Hadri.

Ai u vra në Bruksel nga Shërbimi Sekret jugosllav, UDB.

Rreth rastit të Hadrit, një gjykatë evropiane dha vulën përfundimtare se ai ishte viktimë e luftës për të drejtat e njeriut në Kosovë.

Ai kishte azil politik në Belgjikë, ndërsa u vra nga struktura, prej të cilave kishte ikur, duke kërkuar mbrojtje në shtetin belg, shkruan Radio Evropa e Lirë transmeton Klankosova.tv

Vajza e tij, Teuta, ishte vetëm 13 vjeçe kur më 25 shkurt 1990 shoqja e saj e mori në  telefon për t’ia kumtuar lajmin e babai i saj ishte vrarë.

Ajo u trondit, duke mos dashur të besonte atë që dëgjoi.

Në ato momente në dyert e shtëpisë trokiti policia belge, ku iu dha gruas së Enver Hadrit, pra nënës së Teutës, se burri i saj ishte vrarë.

Enver Hadri ishte aktivist nga Kosova.

Në Belgjikë jetonte që nga viti 1972, ku themeloi Komitetin për të drejtat e njeriut në Kosovë.

Ishte i përkushtuar që çështja e të drejtave të njeriut në Kosovë të përfshihej në agjendën ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img