Site icon PrishtinaPress

Përvetësimi i besimit të konsumatorit nëpërmjet biznesit të përgjegjshëm, rasti i Coca-Cola HBC

Mali i Zi është nikoqir për herë të parë i Samitit ESG të Ballkanit Perëndimor, njëri nga forumet kryesore rajonale kushtuar temave Mjedisore, Sociale dhe të Qeverisjes (ESG). Midis shumë kompanive që morën pjesë në Samit, Coca-Cola HBC ndau modelin e saj të suksesit si biznes i përgjegjshëm në Ballkanin Perëndimor duke aplikuar risi në lidhje me mjedisin, shoqërinë dhe qeverisjen (ESG).

Nga prokurimi i materialeve, deri te kufizimi i mbetjeve të paketimit dhe edukimi i konsumatorëve – për kompaninë Coca-Cola HBC tashmë janë standarde të vendosura. Qëndrueshmëria në këtë aspekt është një proces i gjithanshëm, qëllimi i të cilit është të sigurojë një botë më të mirë për punonjësit, partnerët dhe gjithë komunitetin.

“Deri vonë, ESG konsiderohej si një koncept i ri, por sot është një standard në kuptimin e plotë të fjalës – një normë e miratuar dhe një standard i vendosur për vlerësimin e suksesit të biznesit sipas parametrave të përcaktuar. Parimet e ESG kanë qenë gjithmonë të nevojshme edhe në të kaluarën. Megjithatë, sot pas popullaritetit të fituar, po i përcaktojnë marrëdhëniet e kompanive me planetin, njerëzit dhe ekonominë,” tha Tisa Čaušević, menaxhere e çështjeve publike dhe rregullatore në Coca-Cola HBC.

Si pjesë e sistemit Coca-Cola, Coca-Cola Company dhe Coca-Cola HBC po angazhohen vazhdimisht për çdo detaj të produkteve të tyre në mënyrë që t’iu përgjigjen sfidave mjedisore.

Përveç kësaj, ata kujdesen për kursimin e burimeve, përmes ndryshimeve pozitive në prodhimin, prokurimin dhe paketimin e produkteve dhe marrin pjesë aktive në diskutimet për zgjidhjen e sfidave të rëndësishme mjedisore.

Një nga organizatoret e Samitit ESG, Biljana Braithwaite, CEO e Sustineri Partners, tha se “sistemi Coca-Cola tregon se si të bësh biznes me përgjegjësi dhe qëndrueshmëri afatgjate “.

Samiti i parë rajonal i ESG u mbajt në Tivat të Malit të Zi nga 26 deri më 28 prill.

Exit mobile version