Site icon PrishtinaPress

Përveç serbëve, Thaçi thotë se minoritetet tjera përkrahin ligjin për Ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në twitter ka konfirmuar se të gjitha minoritete përveç serbëve, do ta përkrahin ligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptianët dhe malazezët do të përkrahin iniciativën e Thaçit, për projektligjin e FSK-së, i cili tashmë është dërguar në Qeveri, transmeton lajmi.net

“Deputetët dhe përfaqësuesit të komunitetit turk, boshnjak, romë, ashkali, egjiptianë dhe malazezë, të gjithë mbështetin ligjin për FSK-në. Faleminderit!”, ka shkruar Thaçi në tëitter.

Kujtojmë se Hashim Thaçi ka premtuar se nëse ky ligj nuk kalon, do të jap dorëheqje.

Exit mobile version