Kryelajmi i ditës së sotme është arrestimi i dy shtetasve kosovarë dhe 3 shqiptarë, në Shqipëri, nën akuzat për trafik droge në vlera prej qindra mijëra eurosh. Në mesin e të arrestuarve doli të jetë edhe Besnik Mujeci, këshilltar i Kuvendit Komunal në Prishtinë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Por ai nuk rezulton të jetë i vetmi personazh nga “jeta publike” që është në mesin e të arrestuarve.
Mithat Ramadani nuk është emër krejt i panjohur nga shoubizzi. Ai është reper me disa projekte të publikuara.
Mithati në pjesën artistike njihet me emrin Despoti, teksa projektin e fundit muzikor e ka të publikuar para pak ditësh.
Vetëm pak ditë më parë, në “Andrra Stage” të “DokuFest” ai ka performuar me BimBimmën e të tjerë emra, përfshirë Besa M e Killua.
Ndryshe, pos Ramadanit e Mujecit, në Shqipëri sot u arrestuan për rastin e njëjtë edhe tre shtetasit shqiptar Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.