6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Përveç blerjes së banesave, Kurti i fton mërgimtarët të bëhen edhe aksionarë të Trepçës, KEK-ut apo Telekomit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë për nder të Ditës së Diasporës ka organizuar pritje për mërgimtarët në ballkonin e hapur të ndërtesës së Qeverisë.

Ai atyre iu foli edhe për investimet, duke thënë se po e themelojnë Fondin Sovran përmes së cilit Kurti tha se “bashkatdhetarët tanë dëshirojmë t’i bëjmë aksionarë në ekonominë tonë”.

“Për investime, po themelojmë Fondin Sovran për të cilin për herë të parë kemi folur para gjashtë vjetëve, nëpërmjet të cilit synojmë ta bëjmë indeksimin e kompanive tona publike po edhe private në ekonominë e vendit dhe dëshirojmë që edhe bashkatdhetarët t’i bëjmë aksionarë në ekonominë tonë”.

Kurti tha se mërgimtarët përveç blerjes së banesave në Prishtinë mund të bëhen edhe aksionarë kompanish.

“Ne e dimë që katragjyshet tona e katragjyshet tanë kanë definuar pasurinë si tokë dhe shtëpi. Mirëpo në shekullin 21 do të duhej që të mendojmë për aksionet e kompanive tona të cilët indeksohen në bursë në treg të kapitalit, e pikërisht këtë gjë e mundëson Fondi Sovran i cili na shpëton 44 mijë hektarë tokë bujqësorë nga ndërtimet e egra dhe tjetërsimet e tjera. Po gjithashtu edhe 17 ndërmarrjet politike i vendos në një çati për çfarë na nevojitet mbështetja e mërgatës për një bord profesional dhe për një kryeshef i cili zgjidhet për një mandat më të gjatë sesa ciklet elektorale katërvjeçar që janë tek ne. Ju e dini që në Kosovë mund të blesh bono të thesarit, por nuk mund të shesësh atë. Ne kemi nevojë ta bëjmë më dinamike ekonominë tonë dhe pronësinë e bashkatdhetarëve tanë të mos shndërrohen thjesht në pronësi që është gati kapitalizëm në vete sepse shfrytëzohet dy javë në vit, si banesë në Prishtinë për shembull, po të vijë dita që bashkatdhetari ynë në vend se ta blejë ndoshta edhe një banesë në Prishtinë, të blejë 0.1% të aksioneve në Trepçë, ose në KEK, ose në Telekom e kështu me radhë”.

“Pra në duam që të ju ftojmë juve që, pra jo të kontribuoni duke sakrifikuar, po të fitoni edhe ju duke investuar”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img