1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Përurohet sheshi “Adem Jashari”, propozohen tri lokacione për shtatoren

Në përvjetorin e 20-të të Epopesë së UÇK-së, Komuna e Prishtinës përuroi sheshin “Adem Jashari”, i cili ka marrë pamje të re, ndërkohë që janë propozuar tri lokacione për vendosjen edhe të shtatores e komandantit legjendar të UÇK-së.

Ky shesh, i cili gjendet në mes të objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, për vite të tëra ka qenë në gjendje shumë të keqe, ndërsa projekti për rregullimin e tij ka nisur më 13 mars të këtij viti.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ka pasur vonesa në realizimin e këtij projekti pasi një pjesë e hapësirës i takon  Kuvendit, ndërsa tash është shumë i lumtur që më në fund po përfundon ky projekt.

I pari i Prishtinës ka folur edhe rreth hapësirës së mundshme për vendosjen e shtatores së heroit legjendar të luftës së UÇK-së, Adem Jashari.

“Ne si Komunë kemi propozuar tri lokacione të ndryshme për ta gjetur vendin meritor. Natyrisht, se mendojmë duhet të jetë në afërsi të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ose ta gjejmë edhe një vend më të mirë. Iu janë dhënë tri propozime Kuvendit. Do të presim tash të presim propozimin më të mirë. Duhet kuptuar që përmendorja, e cila është pas meje është në çdo panoramë të Prishtinës kur ka qenë koha e panoramave ka qenë në fotografi dhe pjesë e historisë. Do të thotë se edhe pse plot njerëz e asociojnë  me komunizmin, me Jugosllavinë, unë mendoj se megjithatë edhe përmes arkitekturës shprehet edhe historia, andaj kemi çka të tregojmë edhe për këtë periudhë. Megjithatë ne duhet ta gjejmë vendin më meritor, më të mirë se ky, në mënyrë që shtatoren e Adem Jashari që ta vendosim sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Kostoja e projektit për rinovimin e sheshit “Adem Jashari” ka qenë rreth 309 mijë euro. Ai tani ka më shumë hapësirë të gjelbër, dhe më shumë ulëse për pushim. Është bërë ndërrimi i pllakave të dyshemesë dhe revitalizimi i hapësirave të gjelbra rreth saj, duke mos i ndryshuar elementët përbërëse të sheshit tani.

Ndryshe, rreth tri vjet më parë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte paralajmëruar renovimin e sheshit “Adem Jashari”, por punimet kishin ngecur pasi që Komuna e Prishtinës dhe Kuvendi i Kosovës, të cilat ndajnë pronësinë e hapësirave të sheshit, nuk kishin arritur pajtim rreth rregullimit të platosë.

Më 2016, mosmarrëveshjet mes këtyre dy institucioneve, bënë që të humbej një donacion prej 270 mijë eurosh, nga DEMOS-i zviceran për rregullimin kësaj hapësire.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img