5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Përurohet renovimi i Klinikës Onkologjike, Kurti tregon sa para u investuan çka u ndryshua

Është përuruar renovimi i Klinikës Onkologjike në Prishtinë. Në këtë përurim morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti në fjalën e tij tha se në këtë klinikë u investuan 600 mijë euro, ku tani shërbime pmë të mira do të kenë pacientët e punë më të lehtë mjekët e infermierët.

Ndër të tjera, i pari i Qeverisë tha se dallimi kryesor, e që u bënë përshtypje të gjithëve, është thyerja e tavanit e që është ngritur për 30 centimetra, si dhe tani klinika ka pastrim të ajrit me filtrim e klimatizim.

“Kisha kënaqësinë që të vizitoj Klinikën e Onkologjisë, në të cilën kemi një investim subsatncial, prej rreth 600 mijë eurove, që i ka transferuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët, infermierët, stafin mbështetës, por para së gjithash e mbi të gjitha për pacientët,  në këtë këtë klinikë kaq të nevojshme dhe të dobishme”, tha Kurti.

“I kanë pasur 45 shtretër, tash i kanë 60 shtretër dhe së shpejti do të jenë 110 shtretër. Përveç kësaj me akselerator e ri, të cilin e kemi instaluar, lista e pritjes është zero, pra nuk ka pritje, akselerator pat kushtuar 1 milion e 444 mijë euro”.

“Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës është duke shkuar shumë mirë, dhe lista e barnave esenciale është zgjeruar”.

“Barnat janë të shtrenjta, e është fakt i mirë që buxheti është rritur nga 8 milionë  në 13 milionë. Që tri vite lista e barnave nga 24 milionë euro, është rritur me buxhet 60 milionë euro”.

“Në dy rezonanca magnetike që kemi pasur në 20 vjet, për vetëm tri vitet e fundit i kemi edhe tri të reja”.

“Ajo çfarë besoj iu ka bërë përshtypje të gjithëve, nga jashtë njihet Klinika e Onkologjisë, ndonëse operatori ekonomik e ka gëlqerosur përjashta edhe pse kjo nuk ka qenë në kontratë, pro brenda ajo që e bën dallimin kryesor, edhe unë po nuk kisha qenë nuk e kisha ditur në cilën klinikë jam, është fakti që është thyer tavani dhe është ngritur për 30 centimetra, dhe jo vetëm kaq, por ka edhe pastrim të ajrit me filtrim e klimatizim. Prandaj kjo është një ditë shumë e bukur për qytetarët e Republikë së Kosovës”.

Po ashtu Kurti falëndroi të gjithë mjekët e infermierët për përkushtimin e tyre  në punë të palodhshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img