Gjatë ditës së sotme është përuruar Parku i Lodrave në lagjen Miroci në Komunën e Junikut.
Ky park ofron një hapësirë bukur për lojërat e fëmijëve, dhe u realizua me ndihmën e disa të rinjëve Argjenda Shehu, si dhe anëtarët e tjerë të grupit, Erlis Shehu, Pranvera Gacaferi, Rinesa Gacaferi, dhe Aurora Krasniqi.
Kryetari i komunës z. Ruzhdi Shehu, bashkë me nxënësen Argjenda Shehu si lidere e projektit, përuruan me krenari këtë investim të rëndësishëm për komunitetin.
Postimi i plotë:
Është përuruar parku i lodrave për fëmijë në lagjen Miroci
Sot, në një ceremoni të veçantë, u përurua Parku i Lodrave për Fëmijë në Lagjen Miroc. Ky projekt i suksesshëm u realizua nga një ekip i të rinjve të përkushtuar për pune dhe aktivitete rinore, në krye me lideren e projektit, Argjenda Shehu, si dhe anëtarët e tjerë të grupit, Erlis Shehu, Pranvera Gacaferi, Rinesa Gacaferi, dhe Aurora Krasniqi.
Ky projekt është financuar nga M4Y dhe Komuna e Junikut, ky park ofron një hapësirë bukur për lojërat e fëmijëve. Kryetari i komunës z. Ruzhdi Shehu, bashkë me nxënësen Argjenda Shehu si lidere e projektit, përuruan me krenari këtë investim të rëndësishëm për komunitetin. Kryetari theksoi se do të vazhdoj të përkrah dhe të mbështes ide dhe iniciativa të rinjve junikas për të përmirësuar jetën e qytetarëve.